Nga Kurti, qytetarët kanë pritje të mëdha se do të sjellë zhvillim ekonomik e punësim

Arbnora Luta Arbnora Luta 03 February 2020 19:24

Ndryshe nga ditët e tjera, e hëna ishte më e veçantë për Albin Kurtin. I vetëm doli nga banesa e tij, e destinacion kishte Kuvendin e Kosovës.

Pak çaste para se të nisej për në Kuvend, në të cilën votohej qeveria e tij, nga shtëpia e tij, tha se nga kjo ditë nis një kapitulli i ri, e do t’i mbesë gjatë në kujtesën e tij, raporton KTV.

Qytetarët, në anën tjetër, kanë pritje të mëdha për Qeverinë e re. Të zhgënjyer me gjendjen aktuale në vend, thonë se ekzekutivi duhet të angazhohet shumë që të sjellë ndryshime pozitive në shumë fusha.

Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, doli partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme