Arbëri

Krasniqi thirrje të votohet qeveria e pakicës: Pse Kosova mos ta provojë qeverisjen Kurti?

Foto: Koha/Arkiv
 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi të tij thotë se ia vlen të formohet një qeveri e pakicës.

Krasniqi, duke ritheksuar pamundësinë e arritjes së marrëveshjes për koalicion, të paktën deri tash, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, thotë se për një qeveri të pakicës duhet të ketë një vullnet politikë, se paku për t’i shtyrë zgjedhjet për një vit dhe që t’i jepet mundësi të majtës politike për të parë se a është ndryshimi dhe a ka me të majtën qeverisje të mirë.