Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit, policit të vrarë në Zhur të martën, si pasojë e një shpërthimi gjatë një bastisjeje.
Nga dhjetë mijë euro janë ndarë për dy policët e plagosur, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasani, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto mjete financiare janë ndarë nga fondi i subvencioneve dhe transfereve.
Po ashtu, përveç pensionit prej 70% të pagës, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për ndarjen e 300 eurove shtesë të pensionit familjar mujor për policët e rënë në detyrë.