Arbëri

Dialogu me Serbinë sjell Borrellin në Kosovë

Descriptive Text

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë qëndrimit të tij nesër në Kosovë, ka njoftuar se arsyeja e vizitës së tij lidhet me dialogun Kosovë-Serbi. 

“Jam duke pritur për vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor i cili tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin. Do të jetë një përparësi gjatë mandatit tim dhe, duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës time. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre shteteve”, tha Borrelli, transmeton Koha.net.

Zyra e BE-së njofton se Përfaqësuesi i Lartë do të jetë në Kosovë më 30 dhe 31 janar.

Lexo edhe: Borrelli nesër në Prishtinë

“Ai do të takohet me liderët politikë përfshirë presidentin Hashim Thaçi që nisë në orën 12:00 (takimi do të pasohet me një konferencë shtypi), përfaqësues të partive si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Josep Borrell do të nisë një projekt të financuar nga BE-ja për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë dhe do të vizitojë Prizrenin”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftim mund të vërehet se Borrelli s'do të ketë takime me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, apo të mandatuarin nga presidenti për kryeministër, Albin Kurti.