Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

29 January 2020 13:37

Së fundi në Kosovë është shtuar numri i atyre që po kërkojnë azil. Azilkërkuesit janë kryesisht nga vendet e lindjes.

Drejtori i Departamentit për azil, shtetësi dhe migracion në MPB, Valon Krasniqi, bëri me dije se deri më tani janë 400 kërkesa nga azilkërkuesit.

“Këtë vit është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë. Ata nuk kanë qëllim të rrinë këtu, ata qëndrojnë 12 deri në 14 ditë në Kosovë dhe shohin rrugët për vendet ku kanë qëllim të ikin. Ne kemi kapacitet për 100 persona”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij për të menaxhuar ndonjë fluks të emigrantëve, MPB-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet. “Ne kemi plan për menaxhim të pritjes së emigrantëve. Ne ishim të obliguar që të rrisim kapacitet e pritjes dhe për këtë, tani kemi vende edhe për 200 persona shtesë”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme