Avokati i Popullit procedon në Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut lidhur me pezullimin e pagave Foto: Koha

Avokati i Popullit procedon në Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut lidhur me pezullimin e pagave

29 January 2020 11:40

SBASHK-u njofton se Avokati i Popullit ka njoftuar se është proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave.

“SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”, thuhet nga SBASHK-u.

Në komunikatë thuhet po ashtu se SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë, Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkrese të përbashkët për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëjë me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.

"Kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet më së largu të premten e kësaj jave", thuhet në njoftim. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme