SBASHK-u njofton se Avokati i Popullit ka njoftuar se është proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave.
“SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”, thuhet nga SBASHK-u.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatë thuhet po ashtu se SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë, Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkrese të përbashkët për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëjë me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.
"Kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet më së largu të premten e kësaj jave", thuhet në njoftim.