Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përafrohen qëndrimet VV-LDK

Foto: Ilustrim

Për shumicën prej deputetëve të LDK-së, por edhe për nënkryetarin Lutfi Haziri është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.

"Koha Ditore" pati shkruar se ky propozim kishte mbetur të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut dhe një pjesë të kryesisë, mbledhja nuk është thirrur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shpreh gatishmëri të vendoset në krye të kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.

Burime brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.

Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit.