Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grenell arrin marrëveshje parimore për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, në një bisedë telefonike për gazetën “Koha Ditore”, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Gjatë bisedë me një grup të vogël gazetarësh, Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë. Marrëveshja është në parim, ndaj sipas tij nga e hëna pritet të negociohen detajet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur nga “Koha Ditore”, ai ka thënë se për një marrëveshje të tillë pëlqimin e ka marrë edhe nga qeveria aktuale, por edhe nga liderët e partive që po negociojnë mundësinë e koalicionit qeverisës.