Arbëri

Lars-Gunnar Wigemark, shefi i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë

Descriptive Text

Sot më 23 janar, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark e mori detyrën si Shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me një mandat që zgjat deri më 14 qershor 2020.

Ai e pason Ambasadoren Alexandra Papadopoulou, një diplomate greke e cila e përfundoi detyrën e saj si Shefe e EULEX-it në korrik të vitit të kaluar.

“Me padurim po e pres këtë emërim të ri dhe sfidues. Unë do të angazhohem ashtu që EULEX-i të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për partnerët dhe miqtë e tij kosovarë, duke u ofruar kolegëve tanë të kamotshëm të sundimit të ligjit ndihmë konkrete, me kohë dhe të dobishme ashtu që ata të vazhdojnë të bëhen më të fuqishëm dhe më të zotë për ta vazhduar rrugëtimin e tyre në drejtimin evropian,” tha Wigemark, transmeton Koha.net.

Në një njoftim për media nga EULEX-it, thuhet Lars-Gunnar Wigemark është një diplomat suedez. Ai ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë deri në muajin gusht 2019. Përpara kësaj ai ishte Ambasador i BE-së në Pakistan (biografia e plotë më poshtë).

Si Shef i ri i EULEX-it në Kosovë, theksohet në kumtesë, Wigemark do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.

Sot, Lars-Gunnar Wigemark e pati rastin t’i takojë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e rregullt të Shefave të Misioneve të BE-së të kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale e BE-së, si dhe do t’i mbajë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe ndërkombëtarë dhe partnerë të EULEX-it në institucionet e sundimit të ligjit.

BIOGRAFIA

Lars-Gunnar Bertil WIGEMARK

Lindur më 20 mars 1960 në Göteborg, Suedi

PUNËSIMI

2019 Ambasador i Përgjithshëm i BE-së për Arktikun

2015-2019 Shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë

2011-2015 Shef i Delegacionit të BE-së në Pakistan

2008-2011 Shef i Njësisë për Politika të Sigurisë, Komisioni Evropian, Bruksel

2003-2007 Ministër dhe Zëvendës-Shef i Misionit, Ambasada e Suedisë, Moskë

2002 Këshilltar i Lartë, Përfaqësues Special i BE-së në Afganistan, Kabul

1999-2003 Këshilltar, Përfaqësia e Përhershme Suedeze në BE, Bruksel

1996-1999 Seksioni për Kanada, Australi dhe Zelandë të re, Komisioni Evropian, Bruksel

1995 Seksioni për Amerikën Veriore dhe NATO, Ministria e Punëve të Jashtme, Stokholm

1992-95 Sekretar i parë, Ambasada e Suedisë, Uashington, D.C.

1990-92 Sekretar i dytë, Ambasada e Suedisë, Beograd

1988-90 Zyrtar i seksionit, Njësia për Politika të Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Stokholm

1985-86 Shërbimi ushtarak, Forcat Ajrore të Suedisë, Uppsala

1984-85 Reporter, Radio Deutschlandfunk, Berlini Perëndimor

ARSIMI

1986-88 Master për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ekonomi, Shkolla Fletcher për Drejtësi dhe Diplomaci

1980-84 Bachelor për Shkenca Shoqërore, Magna cum Laude, Universiteti i Harvardit

1976-1980 Diploma e Shkollës së Mesme në Suedi, Gjimnazi Sigrid Rudebecks

GJUHËT

Suedeze: Amtare

Angleze: Zotërim i rrjedhshëm

Franceze: Zotërim i aftë

Gjermane: Zotërim i aftë

Ruse: Zotërim i aftë

Serbishte/Boshnjake: Zotërim i aftë