Arbëri

Grenelli, mesazh të njëjtë për Kosovën edhe nga selia e LDK-së

Foto: Alban Bujari / KD

Mesazh të njëjtë ka dhënë për Kosovën i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aty u takua me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ku theksoi se po qëndron larg çështjeve politike. Tha se “ne nga Amerika s’jemi të interesuar të përfshihemi në politikë, por të përqendrohemi në çështjet ekonomike”.

Grenelli, transmeton Koha.net deklaratat e tij, theksoi se në Kosovë duhet rritur vendet e punës.

“Dua të theksoj se administrata e Trumpit është shumë e lumtur dhe ka qenë e suksesshme në rritje të ekonomisë. Prandaj, energjia këtu duhet rritur. Duhet rritur vendet e punës në Kosovë, Serbi e në regjion”, tha Grenelli para mediave që ishin pranë selisë së LDK-së.

Grenelli, tha se në takim është diskutuar edhe se në një të ardhme të afërt do të punojnë edhe për projekte të reja.

LEXO EDHE: Grenelli pas takimit me Kurtin: Çështja e krijimit të qeverisë s’më takon mua, të koncentrohemi në ekonomi