Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur e lumtur për takimin me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Osmani, në një postim në Twitter ka shkruar se Grenell ka sjellë energjinë e nevojshme për dialogun, duke shtuar se po presin me padurim që të punojnë me të, si qeveri e re e cila po synohet të formohet, transmeton Koha.net.
“E lumtur të mirëpres sërish në Kosovë Richard Grenellin për ta falënderuar atë dhe administratën e Donald Trumpit për mbështetjen e tyre për Kosovën. Ai ka sjellë energjinë shumë të nevojshme në dialogun me Serbinë dhe ne presim me padurim të punojmë me të në qeverinë e re, të cilën po synojmë ta formojmë në pajtim me dëshirën e popullit”, ka shkruar Osmani në Twitter pas takimit të zhvilluar me Grenellin në selinë e LDK-së.
Kujtojmë se Grenell ka arritur në Prishtinë mbrëmë ku më pas është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sot gjatë ditës ai ka zhvilluar takim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa ka shtuar se po qëndron larg çështjeve politike, duke u përqendruar kështu në ekonomi.

-
Pas akuzës nga Grenelli, Osmani paralajmëron konferencë për media
-
Osmani thotë se Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, Grenelli e quan delirant Kurtin
-
Grenell, pas takimit me Mustafën: Faleminderit Isë, pajtohem
-
Grenelli, mesazh të njëjtë për Kosovën edhe nga selia e LDK-së
-
Grenelli dhe Kosnetti mbërrijnë në selinë e VV-së