Arbëri

Gjilani dhe Parteshi pa marrëveshje për projektin e ndërtimit të Rrugës së Kumanovës

Gjilani dhe Parteshi pa marrëveshje për projektin e ndërtimit të Rrugës së Kumanovës
 

Gjilani dhe Parteshi nuk kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e projektit ndërkomunal për ndërtimin e Rrugës së Kumanovës, e cila shtrihet në zonat kadastrale të këtyre dy komunave.

Ndonëse mungon marrëveshja, pushteti komunal i Gjilanit është duke e zhvilluar këtë projekt. Tashmë ajo ka angazhuar një kompani, e cila ka për detyrë të përgatitë elaboratin e shpronësimeve për nevojat e ndërtimit të rrugës, shkruan sot “Koha Ditore”.