Pagesat nëpërmjet terminaleve POS pa kosto shtesë

Pagesat nëpërmjet terminaleve POS pa kosto shtesë

16 January 2020 16:42

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se Bordi ka miratuar amendamentimet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 1 shkurt 2020.

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t'i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

Sipas komunikatës së BQK-së, këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

Për Rregulloren mund të njoftoheni këtu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme