Arbëri

Walker: Masakrën e Reçakut s’mund ta mohojë askush

Walker: Masakrën e Reçakut s’mund ta mohojë askush
Foto: Koha/Arkivë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat "nuk mund të mohohet nga askush".

Ai duke folur për mohimin e kësaj masakre nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kur i ka dëgjuar i është dukur sikur po dëgjon “kasapin e Ballkanit” Sllobodan Millosheviqin.