Arbëri

Më 2018 e braktisën Kosovën 28,164 banorë

Më 2018 e braktisën Kosovën 28,164 banorë

Kosova po boshatiset nga viti në vit. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë vitit 2018, nga Kosova janë larguar rreth 30 mijë persona.

Arsyet kryesore që i kanë shtyrë ata ta marrin rrugën jashtë vendit po del të jenë bashkimi familjar, gjetja e një vendi pune dhe studimet.