Arbëri

Kosova drejt krizës për ujë të pijshëm

Kosova drejt krizës për ujë të pijshëm

Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Sipas autoriteteve kompetente në Prishtinë, aktualisht ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.