Arbëri

Thaçi i shkruan letër Kurtit, ia kërkon emrin e mandatarit të qeverisë

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar një tjetër letër kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Aty, i kërkohet që siç është premtuar në takimin e 6 janarit, sa më parë t’i dërgohet Presidentit emri i mandatarit për formimin e Qeverisë. Madje, në të citohet edhe një pikë e atgjykimit të Kushtetueses, duke aluduar se kur partia fituese nuk dërgon emrin e mandatarit, mund të konsiderohet si refuzim.

“Duhet pasur parasysh edhe pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vërën ‘se nuk përjashtohet që partia ose koalicoini në fjalë do të refuzoj të marrë mandatin’. Në cilin do rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për kryeministër, luteni që të më njoftimin sa më shpejt, sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë të ndërmarrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Thaçit.

Ai dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë takuar shkurt në fillim të javës e partia që ka fituar zgjedhjet ka thënë se emrin e mandatarit ia dërgon së shpejti Presidentit.

Image