Arbëri

Përkundër investimeve, sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta

Përkundër investimeve, sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta

Sistemi shëndetësor në Kosovë po vazhdon të përballet me probleme të shumta, ku pacientët po vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave, aparaturave dhe mungesë të shërbimeve në spitalet e vendit. Mungesa e sigurimeve shëndetësore po vazhdon të jetë problemi më i madh sepse vetëm me sigurime shëndetësore gjendja në shëndetësi do të fillojë të përmirësohet.

Përkundër që në QKUK dhe në disa spitale të përgjithshme në vend, janë bërë renovime dhe investime në aparatura, theksohet se duhet të bëhet edhe më shumë punë që pacientët të marrin shërbime më cilësore.