Mot sot në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.
Sipas njoftimit, deri nga mesdita kryesisht do të jetë i kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo5.01 - Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
6.01 - Ftohtë, kryesisht me vranësira.
7.01-8.01 - Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica. Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s.
Ndërsa, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.