Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë për ditën e sotme

Moti në Kosovë

Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit të IHMK-së, më mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet të jetë mjegull dhe ngrica.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 gradë celsius dhe -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.