Arbëri

Hetimi për faljen e hidrocentraleve në rrezik, Prokuroria ka veç edhe 4 muaj

 

Prej sot fiks katër muaj kohë në dispozicion ka Prokuroria Speciale që të ngrejë aktakuzë për hetimin në rastin e njohur si falja e hidrocentraleve, në të cilin po hetohen ministra e ish-ministra.

Nëse deri më 3 maj Prokuroria Speciale nuk e konkretizon këtë hetim me aktakuzë, atëherë ligjërisht kjo lëndë konsiderohet si e pushuar. Kjo pasi që Kodi i Procedurës Penale parasheh dy vjet afat që Prokuroria të hetojë një rast, pasi që ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve.