Arbëri

Minxhozi: Shqipëria dhe Kosova në 2019-n rritën shkëmbimin tregtar për 15 për qind

Minxhozi: Shqipëria dhe Kosova në 2019-n rritën shkëmbimin tregtar për 15 për qind

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thekson se në 2019-n Shqipëria dhe Kosova kanë rritur shkëmbimin tregtar, duke shkëmbyer 15 për qind më tepër se në 2018 dhe kanë shmangur disa barriera doganore, por prapë ka pengesa.

Ai për kosovapress tha se duhet të forcohet tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar të gjitha hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve mes Kosovës e Shqipërisë.