Arbëri

Osmani: Kërcënimi i sotëm tregon se sistemi i sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë mban anën e kërcënuesve

Kundër kërcënimit me vrasje ndaj pretendetit për kryeministër Albin Kurti, nga kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, ka reaguar edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka theksuar se njëjtë kështu kanë kërcënuar edhe pas luftës dhe ka kërkuar që ky fenomen të ndalet.

Gjithashtu, ka thënë se kërcënimi i sotëm nga Hoti, tregon se në Kosovë ka sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht është injoruar dhe ka mbajtur anën e kërcënuesve.

“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtësisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre”, ka shkruar Osmanit.

Lexo edhe: Anëtari i Nismës ia kujton Kurtit historinë e Kennedyt: “Ta lëshojë Kosovën, ose mund të vritet”

Osmani, gjithashtu thotë se “Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më”.

Lexo edhe: Vetëvendosje kallëzim penal ndaj Hotit të Nismës për kërcënim ndaj Kurtit