Arbëri

Partitë e qeverisë së kaluar ende s’dihet a do ta votojnë qeverinë Kurti

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim
 

Partitë që ishin në pushtet në mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ende nuk kanë bërë me dije se a do të votojnë në favor ose kundër formimit të qeverisë së re të vendit, e cila sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, do t’i takojë partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj Albin Kurti, si pretendenti kryesor për kryeministër të vendit.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk kanë dashur t’i përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a do të votojnë për krijimin e qeverisë së re nga Kurti, çfarë qëndrimesh do të mbajnë në raport me qeverinë e re që pritet të votohet, si dhe në cilat politika do ta kenë mbështetjen e partive opozitare.