Arbëri

Musliu e Kadrijaj ua lënë në tavolinë flamurin kombëtar deputetëve të Vetëvendosjes

Foto: Alban Bujari / KD

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj ua kanë vendosur në bankën e parë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një flamur kombëtar.

Musliu e Kadrijaj këtë veprim e kanë bërë derisa po mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Nuk është dëgjuar nëse kanë thënë diçka, por e ka bërë këtë me arsyetimin se deputetët e LV-së e kanë harruar që ta marrin flamurin kombëtar me vete.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje vetëm e kishte një flamur kombëtar në tavolinë.

Musliu kishte ironizuar edhe mbrëmë kur kishte thënë se është mirë që nesër të shkojë për t’ua zënë vendet fituesve të zgjedhjeve.

“Tash në krejt këtë mesele, është mirë na nesër me u çu herët e me shku me t’i nxanë ulëset kryesore në Kuvend siç u patën çu herët e na i patën uzurpu ulëset VV e LDK në kohën e VLAN-it. A po i’u kujtohet???”, ka shkruar Musliu.

Image