Avokati i Bashkim Smakajt, Jonathan Rees, dhe ai i Isni Kilajt, Ian Edwards, kanë mohuar pretendimet e ZPS-së se kanë marrë udhëzime nga Hashim Thaçi gjatë takimeve të tyre në Hagë lidhur me dëshmitarë.
Rees ka thënë se Smakaj nuk ka folur asnjëherë me Bislim Zyrapin për dëshminë e tij për çështjen e ngritur për krime lufte dhe krime kundër njerëzit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Për dokumentin që ZPS-ja e shfaqi dhe tha se e gjeti në veturën e Smakajt, Rees theksoi se s’ka dëshmi se dokumenti ishte në veturën e tij apo kush e solli atë aty. Ai shtoi se ZPS-ja nuk ka dhënë dëshmi se kush e ka printuar atë dokument që kishte titull “për avokatët” në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Kurse, Edwards ka thënë se Kilaj ka folur me Thaçin për jetën, UÇK-në dhe si dy miq të vjetër.
“Nuk ka asnjë provë të ketë bërë diçka në bazë të vizitës që ka pasur në Hagë”, theksoi Edwards.
Nis gjykimi për pengim në administrim të drejtësisë ndaj Thaçit
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po jepen deklaratat hyrëse në gjykimin e...-
ZPS-ja shfaq fotografi nga Kilaj e Smakaj me pretendimin se përmbanin udhëzime nga Thaçi
-
ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë
-
ZPS: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë
-
Zyrtari i ZPS-së konfirmon se Remi dhe Zyrapi shpalosën vetë identitetet e tyre si dëshmitarë
-
Zyrtari i ZPS-së konfirmon se Remi dhe Zyrapi shpalosën vetë identitetet e tyre si dëshmitarë