Kampionia e Kosovës, Drita, të enjten përfundoi rrugëtimin prej 233 ditësh në Evropë.
Më 8 korrik nisi në raundin e parë kualifikues të Championsit, kurse u eliminua në të dytin. Vazhdoi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe sërish u eliminua. U bart në Ligën e Konferencës, ku kaloi plejofin, fazën grupore dhe u ndal në plejofin e fazës nokaut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, e përshkruan sfidues rrugëtimin në Evropë.
"Nëse mendojmë që kemi kaluar gjysmë viti duke bredhur në rrugët e Evropës dhe duke luajtur në nivelet më të larta, nuk kemi pse të mos krenohemi për punën, për angazhimin, motivin dhe gjithçka, duke nisur nga djersa e derdhur nga futbollistët dhe pjesa e prapaskenës, shtabi teknik, kryesia, tifozët dhe gjithë të tjerët. Pa diskutim është një prej arritjeve më të mëdha. Uroj që ne apo ndonjë ekip i Kosovës, ta përsëritë këtë sukses. Do të ishte e jashtëzakonshme", ka thënë Zymberi.
Njëri prej liderëve të Dritës, Besnik Krasniqi, ka theksuar se fokusi do të jetë plotësisht te gara për titull.
"Në fillim nuk e ka menduar askush që do të arrijmë këtu. Por kemi besuar se si grup suksesi nuk mungon. Jam i lumtur sepse është histori që shkruhet. Kemi bërë një punë mjaft të mirë dhe duhet të qëndrojmë me kokën lart. Me pak fat ndoshta do të kishim mundur të kalojmë tutje. Por jam mjaft i lumtur dhe shpresoj të mos përfundojë këtu. Tashmë duhet të fokusohemi në Superligë, pasi duhet ta mbrojmë titullin", ka thënë Krasniqi.