Arbëri

Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.

Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja, raporton KTV.

Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

{gallery}