Arbëri

Mustafa uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Me rastin e Krishtlindjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me dëshirën që kjo festë ta gjejë popullin e Kosovës të bashkuar, në mirëqenie dhe begati.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë, për shumë mot Krishtlindjen. Uroj që kjo kremte të gjejë familjet tuaja të mbushura me shëndet, harmoni dhe dashuri. Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë”, thuhet në telegramin e urimit.