Apeli kthen në rigjykim rastin “Stenta1” Foto: Koha/Ilustrim

Apeli kthen në rigjykim rastin “Stenta1”

24 December 2019 15:29

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve Ferid Agani dhe Gani Shabani, për rastin “Stenta1”.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, thotë se i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës të akuzuarve F.A. dhe G.Sh., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.369/2016, të datës 24.04.2019. Aktgjykimi në fjalë është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

Më 24 prill 2019, Ferid Agani dhe Gani Shabani janë shpallur fajtorë në rastin e njohur si ‘Stenta’.

Me 2 vjet e 6 muaj burgim, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar ish-ministrin e Shëndetësisë. Ndërsa, me 2 vjet burgim është dënuar ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani, kujton Koha.net.

Avokatët kanë thënë të jenë të habitur me këtë vendim, derisa atë e kanë cilësuar si selektiv.

Ndërkaq sot, Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës, thotë se ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ardian25/12/2019 11:15

Nuk është denu ish-ministri Agani, por shëndetësia e Kosovës e cila vazhdon të jetë e korruptuar dhe jo në shërbim të qytetarëve!

Shto koment

Të ngjashme