Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja zgjedh Kryesinë e re

Partia Socialdemokrate ka zgjedhur nënkryetarët e rinj, sekretaren e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë, një javë pasi zgjodhi Dardan Molliqajn kryetar të subjektit.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë u caktuan 21 anëtarët e Kryesisë, me përfaqësim të barabartë gjinor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e rinj, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Adem Megjiani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra Kuçi

Nol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Sipas njoftimit, në mbledhje u diskutua edhe për orientimin e subjektit dhe “u dakorduam që në mbledhjen e radhës, që do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara”.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, PSD-ja garoi në koalicion me AAK-në, por nga 13 ulëset që ky koalicion siguroi në Kuvend, asnjë nuk ishte anëtar i PSD-së.