Grupi monitorues i fëmijëve Respect our Rights (ROR) sot ka publikuar analizën mbi përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore në shkolla.
Hulumtimi i grupit ROR është realizuar me zyrtarët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Malishevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin për media, thuhet se të dhënat e këtij raporti bëjnë pjesë në vazhdën e hulumtimeve paraprake të grupit ROR, të cilat kanë qenë të fokusuara në të drejtën e fëmijëve në arsim dhe të drejtën në vendimmarrje, veçanërisht raporti “Realiteti Ynë” (2015) dhe “Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj” (2018).
“Bazuar në analizimin e të dhënave, grupi ROR ka vërejtur dallimin mes përgjigjeve të nxënësve dhe zyrtarëve të DKA-së. Nga hulumtimet paraprake të grupit ROR të zhvilluara me nxënës, nxënësit janë përgjigjur se nuk e bëjnë përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore në shkollat e tyre. Përderisa, nga hulumtimi i tanishëm, disa nga zyrtarët e DKA-ve kanë pohuar se nxënësit janë pjesë e përzgjedhjes duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 32/2013. Nga praktika është parë që lëndët zgjedhore organizohen dhe përzgjedhen në atë mënyrë që të plotësohen orët mësimore të mësimdhënësve. Megjithatë, rekomandohet që MASHT-i duhet të monitorojë dhe t’u ofrojë ndihmë DKA-ve, shkollave dhe mësimdhënësve në drejtim të zbatimit të këtij udhëzimi administrativ”, thuhet në komunikatën e ROR.
Sipas ROR, ky hulumtim ofron një pamje të realitetit në sistemin e arsimit dhe atë se si duhet të bëhet përzgjedhja e lëndëve zgjedhore, si propozohen ato, nga kush dhe si (në realitet) përzgjedhen këto lëndë.
Rekomandimet e tjera, sipas ROR, përfshijnë:
MASHT dhe DKA-të duhet të sigurojnë literaturën bazë dhe materialet konkretizuese të nevojshme për realizimin e mirëfilltë të lëndëve zgjedhore;
DKA-të dhe shkollat në bashkëpunim me strukturat e shkollave dhe OJQ-të lokale duhet të realizojnë hulumtime për identifikimin e të metave në lëndët zgjedhore aktuale apo për të parë nevojat dhe interesimet për mësimin zgjedhor dhe të avokojnë tek MASHT për ndryshim/plotësim/ndërrim të lëndëve/moduleve/projekteve zgjedhore në rast nevoje.
Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Ky grup monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve – Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”. Grupi ROR, bën monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve