Arbëri

AGK kërkon nga Haradinaj shkarkimin e Shalës, fton atë të kërkojë falje publike

AGK kërkon nga Haradinaj shkarkimin e Shalës, fton atë të kërkojë falje publike
 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, pas publikimit të pamjeve ku shihet se si ai godet gazetarin e IndeksOnline, Ensar Ramadani.

“Këto pamje dëshmojnë se si një person që përfaqëson institucionet e shtetit, pa frikë godet gazetarin. Një person i tillë nuk meriton të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, aq më pak përfaqësues i popullit”, thuhet në një njoftim për media.