Janë bërë 20 vjet nga Masakra e Qyshkut.
Ajo kishte ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj.
Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.
Në fshatin Qyshk të Pejës është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë.
Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë.
Me rastin e shënimit të përvjetorit të 20 të kësaj masakre mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 16:00.