Arbëri

20 ushtarë të Gardës Kombëtare të Kentakit vendosen nesër në Kosovë

20 policë ushtarakë me Gardën Kombëtare të Kentakit, po përgatiten të vendosen në Kosovë për një mision një-vjeçar.

Në një deklaratë të lëshuar nga Garda Kombëtare thuhet se këta ushtarë me bazë në Murray, pritet të vendosen në Kosovë të mërkurën e 5 janarit.

Ushtarët janë trajnuar për mbrojtjen e forcës, anti-terrorizëm, sigurinë e zonës dhe operacionet e inteligjencës policore, raporton AP

Më tej raportohet se ata do të ofrojnë mbështetje për oficerët ndërlidhës të policisë ushtarake si pjesë e Operacionit Joint Guardian.