Arbëri

Matoshi: Armiku më i madh i mjedisit është plastika

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vlerësuar së nder armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës, të cilat tha se kanë një ndikim negativ edhe në shëndetin e qytetarëve.

“Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”, tha Matoshi në konferencën përmbyllëse të projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support - KCBS.

Ai tutje u shpreh se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar sa i përket të ardhmes së përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.

Sipas tij, rreth përdorimit të qeseve të plastikës do të merret një vendim që do të jetë i pranueshëm nga palët dhe rrethanat shoqërore në vendin tonë.