Presidenti Hashim Thaçi e ka uruar Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për fitoren në zgjedhjet e atjeshme.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka shkruar se e mirëpret vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës, si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urimet më të sinqerta kryeministrit Johnson për fitoren në zgjedhjet në Britani të Madhe. E mirëpres vazhdimin e forcimit të partneritetit strategjik në mes të Britanisë së Madhe dhe Kosovës si dhe rolin e shtuar të Britanisë së Madhe në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti Thaçi.