Arbëri

Kryetari i PDK-së s’flet për intervistimin para Speciales, vetëm për UÇK-në

Për rreth tri orë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është përgjigjur në interesimin e prokurorëve të Prokurorisë së Specializuar të martën.

Në Hagë, ai ka zgjedhur që këtë ta bëjë gati larg syve të mediave, e kur ka përfunduar marrjen në pyetje, nuk ka dhënë shumë detaje në paraqitjen as 1 minutëshe para gazetarëve që e bëri nga një hotel në Holandë, raporton KTV.