Isni Kilaj niset për në Hagë

Isni Kilaj niset për në Hagë

08 December 2019 13:45

Ish-kreu i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj i është përgjigjur ftesës së Speciales.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se është nisur për në Hagë, aty edhe ku do të intervistohet.

“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje”, ka shkruar Kilaj.

Kujtojmë se mbi 250 ish-ushtarë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale, me shumicën prej tyre që u janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme