Sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me shi.
Ditën kryesisht me vranësira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Prishtina Weather, pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
1 dhjetor - Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
2 dhjetor - Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vranësirat do të shtohen.
3 dhe 4 dhjetor- Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.