Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Asociacionin e Arkitektëve, kanë mobilizuar një grup të inxhinierëve të arkitekturës e ndërtimtarisë për të vlerësuar objektet shkollore në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo ndihmë vjen krahas ndihmave materiale.
“Janë gjithsejtë 42 objekte shkollore që duhen vlerësuar nga profesionistët nëse janë të sigurta dhe i plotësojnë kushtet, në mënyrë që të rifillojë procesi mësimor sa më parë”, ka thënë kreu i Komunës së Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro ndihmë për Shqipërinë
-
Stuhia në Prishtinë, intervenohet në 13 raste
-
Ahmeti: Objektet shkollore në Prishtinë janë gati për fillimin e mësimit
-
Reshjet e borës në Prishtinë, aktivizohet komuna
-
Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti