Arbëri

Papa Françesku, mesazh ngushëllues: Populli shqiptar ka vuajtur shumë këto ditë

Mesazheve mbështetëse sa i takon situatës së krijuar në Shqipëri, pas tërmetit që goditi Shqipërinë në mëngjesin e djeshëm u është bashkuar edhe Papa Françesku.

“Jemi pranë viktimave dhe familjeve të tyre në këto momente. Zoti e bekoftë këtë popull, të cilit i uroj të gjithë të mirat. Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve. Shqipëria është vendi i parë evropian që kisha dëshirë të vizitoja”, shprehet Papa ndër të tjera.