Arbëri

Fotografitë që po ju mashtrojnë sikur janë shkrepur nga tërmeti në Shqipëri

Foto: Shutterstock

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar katër foto prekëse sikur i përkasin ngjarjeve të ndërlidhura me tërmetin në Shqipëri të 26 nëntorit, por e vërteta prapa tyre është tjetër.

Fotoja e qenit që qëndron afër të zotit është shkrepur në Los Angelos, gjithashtu edhe fotoja kur shfaqet një burrë i vetëm mes rrënojave i ulur duke qarë apo edhe ai i fëmijës së vogël që mbulon fytyrën me duar nuk janë shkrepur në Shqipëri.

Kompania “Dardha Solutions” ka gjetur autorësinë e vërtetë të këtyre fotografive.

“Të dashur miq, të gjithë jemi prekur thellësisht nga tërmeti i sotshëm në Shqipëri, megjithatë, ka pasur shumë faqe e profile në rrjetet sociale që kanë përdorur fotografi e video të rrejshme, për të përfituar në pëlqime dhe forma tjera. Këto janë disa nga fotografitë dhe videot në të cilat ka hasur Dardha Solutions dhe miqtë tanë, të cilat janë keqpërdorur sot e kanë qarkulluar në rrjetet sociale”, shkruan në postimin e bërë nga kompania në Facebook.

Shihni më poshtë fotot:

Image

Image

Image

Image

Image