Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj njofton se kanë nisur mobilizimet e njësive emergjente të Kosovës për ta ndihmuar Shqipërinë, e cila u prek nga një valë tërmetesh.
“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri. Kam kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se njësitë e FSK-së veçse janë nisur drejt Shqipërisë.
{gallery}