Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të jetë përfaqësues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në takimet që kreu i shtetit serb do t’i zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Vuçiqi, në një intervistë për prestigjiozen gjermane, “Der Spiegel”, ka thënë ta ketë përfaqësuar Shqipërinë edhe një takim të javës së kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macronin në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha ai në këtë intervistë, transmeton Koha.net.
Tutje, Vuçiqi foli edhe për shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Mini-Schengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit.
Vuçiqi tha se qëndrimi i tij për të mos e njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues nuk është shumë i definuar.
“Është e vërtetë se qëndrimi im nuk është i definuar qartë. Nëse do të ishte krejt e qartë, ne do t’ia mbyllnim derën çdo negociate, siç bëjnë vazhdimisht kosovarët. Dua të mbaj të hapur mundësinë e kompromisit. Dhe për këtë, unë jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët e mi si puna e ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiq, që është tradhtari më i madh i të gjitha kohërave”, deklaroi presidenti serb në këtë intervistë.