Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim Zëvendës Atashenë e FBI, Michelle L. Miller.
Në njoftimin për media thuhet se Mustafa në prani të Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës”, thuhet në njoftim.