Sot në “Express Intervistën” në KTV mund ta ndiqni Lulzim Laçin, sekretar i Institutit Albanologjik.
Laçi do të diskutojë rreth vërejtjeve që ka me publikimin e raportit të “Integras” .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizata “Integra”, ka publikuar një raport ku flet për funksionimin dhe krijimtarinë e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Në hulumtimin e këtij raporti që është publikuar nga organizata “Integra”, thuhet se Instituti Albanologjik 99 për qind të botimeve i ka të publikuar vetëm në gjuhën shqipe, ndërkohë në mungesë të qasjes strategjike të hulumtimeve nuk arrin të sqarojë se cilat janë rezultatet shkencore të vëllimeve që i hedh në tregun e leximit.
Laçi, në intervistë flet edhe për vërejtjet që ka, kritikat, rekomandimet e shumë çështje tjera.
Intervistën ndiqeni nga ora 17:15 drejtpërdrejt në KTV dhe në Facebook.