Arbëri

Kurti iu premton bashkatdhetarëve krijim të kushteve për investime në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me bashkatdhetarë në Bruksel, ka premtuar lehtësim të votimit dhe krijim të kushteve për investimeve në Kosovë.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se me delegacionin e bashkatdhetarëve kanë vizituar edhe një nga shkollat shqipe në Bruksel.

“Të pranishëm në tubimin ishin dhe aktivistja Teuta Fazliu, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Belgjikë, Bujar Krasniqi dhe Kryetari i Pikës sonë në Anvers, Ilir Morina. Kryetari Kurti ripotencoi edhe një herë zotimet për mërgatën të cilat do të realizohen nga qeverisja e ardhshme. Nga lehtësimi i votimit e deri te krijimi dhe mundësimi i kushteve për investime të bashkatdhetarëve në vendlindje ishin vetëm disa temat e diskutuara”, thuhet në njoftim.