Arbëri

​Analistët thonë se shkuarja në zgjedhje është opsion

​Analistët thonë se shkuarja në zgjedhje është opsion

Hyrja e koalicionit Nisma-AKR në Kuvendin e Kosovës dhe humbja e tre deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të krijojë vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë, vetëm nga këto dy parti. Analistët politik po deklarojnë se krijimi i qeverisë në situatën aktuale politike në vend mund të bëhet përmes bashkëqeverisjes me minoritetet apo koalicionin Nisma-AKR, por nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

VV në bazë të rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kishte 32 deputetë dhe LDK 29 deputetë, gjë që mundësonin krijimin e qeverisë. Mirëpo, dje Gjykata Supreme vendosi që në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të mos përfshihen votat e ardhura nga Serbia, gjë që mundësoi hyrjen e koalicionit Nisma-AKR-PD, në Kuvend, me gjashtë deputetë.